Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Të gjithë bashkë për Ina Kasimatin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ina Kasimati është gruaja në foto që e keni parë orët e fundit në rrjetet sociale dhe në media. Ajo është mësuese biologjie në një nga gjimnazet e Tiranës dhe nxënësit i kanë hapur llogari për të mbledhur fonde që ajo të fitojë betejën e dytë me kancerin e gjirit.

Po! Përballjen e dytë sepse të parën kishte kohë që e kishte fituar dhe vazhdonte jetën. Një ditë teksa çonte djalin në shkollë, kishte ndjerë dhimbje dhe menjëherë kishte shkuar të bënte analizat. E tronditur mësoi se kanceri i gjirit i ishte rikthyer, por këtë herë kërkon ndihmën e të gjithëve ne për të dalë përsëri fitimtare.

Kjo betejë do të jetë më e lehtë për mësuese Inën nëse secili bën një kontribut modest për t’i krijuar asaj edhe siguri financiare. Të dhënat e llogarisë bankare të saj i gjeni në foton më poshtë.

“Unë jam një nënë që kam dy fëmijë, i vogli është 9 vjeç dhe ka nevojë për mua sepse është krejt i vetëm në këtë botë. Prandaj nuk duhet të heq dorë”, është shprehur Ina Kasimati. Ajo kërkon ndihmë për të mundësuar një analizë, e cila mund të kryet vetëm jashtë vendit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img