Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Të gjitha vizatimet e tua”, presidenti gjerman takohet me Ramën, i bien në sy menjëherë pikturat në Kryeministri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur pasditen e sotme në Kryeministri, ku është takuar me Edi Ramën. Sapo ka hyrë në zyrën e kryeministrit, presidentit gjerman i kanë rënë menjëherë në sy pikturat dhe vizatimet në mure.

“Të gjitha vizatimet e tua”, ju drejtua Steinmeier kryeministrit shqiptar, duke hedhur vështrimin rreth e rrotull zyrës. “Shumë vite në zyrë”, shtoi ai, përcjell newsbomb.al.

Të dy kanë biseduar veçmas në zyrë, pa praninë e delegacioneve, dhe mesa duket koha ka qenë disi e gjatë pasi kur janë takuar më vonë në sallën e përbashkët, e kanë treguar me humor. “Na falni për vonesën”, u tha Rama të pranishmëve, teksa shtoi “kishim shumë gjera sekrete”.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, falenderoi presidentin dhe Gjermaninë për mbështetjen, të cilën ai e konsideroi si “thelbësore” për zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë. Ai foli dhe për Procesin e Berlinit, kur tha se ne riaktivizimin e tij kanë ndodhur shumë gjëra për rajonin.

Ndërkohë, presidenti gjerman në fjalën e tij para Ramës dhe dy delegacioneve, tha se me hapjen e negociatave Shqipëria ka bërë një progres domethënës. Frank-Walter Steinmeier nuk kurseu as lavdërimet për punën e bërë, sipas tij, nga kryeministri Edi Rama në këtë rrugë.

“Përgëzime që keni arritur një gur të rëndësishëm themeli me nisjen e negociatave për anëtarësim. Ju keni punuar, i mbështetur nga shumë prej anëtarëve tuaj të parlamentit dhe shumica e elitës politike këtu në Shqipëri. Kemi folur për reformat, Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit”, tha ndër të tjera presidenti gjerman.

Më shumë


spot_img









spot_img