Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të gjitha rrugët të çojnë te Beqaj! Gruaja e ministrit e shiti kompaninë 15 mijë lekë

Shkruar nga Newsbomb

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur prej pasdites së djeshme një numër kontrollesh në shtëpitë e ish-ministrit Ilir Beqaj, ato të punonjësve të tij, si dhe në disa kompani farmaceutike me lidhje të tërthorta me familjen Beqaj.

Bëhet fjalë për kompanitë farmaceutike “Delta Pharma”, "Avicena”  dhe “Ditë e Natë”, në të cilat agjentët e BKH-së po kërkojnë për prova që lidhen me ish-ministrin Ilir Beqaj. Ky i fundit është marrë ditë më parë zyrtarisht i pandehur.

Lexo edhe: Kush është “Delta Pharma”, kompania që u pasurua gjatë “epokës” së Beqajt dhe më pas

Dyshimet janë se kompanitë në zotërim të bashkëshortes apo punonjësve të ish-ministrit janë të lidhura me tre kompanitë e mësipërme, të cilat kanë fituar një numër tenderash në shëndetësi.

Akti i themelimit te kompanise Albanian Food Akti i themelimit te kompanise Albanian Food

Newsbomb.al ka arritur të sigurojë dokumentet që provojnë lidhjen në një rast të Adriana Beqaj me kompaninë “Delta Pharma”, në pronësi të Eduard Curraj. Ky shtetas rezulton se është një ndër njerëzit që ka përfituar më shumë tendera në shëndetësi, gjatë kohës që ministria drejtohej nga Ilir Beqaj dhe më pas.

Bëhet fjalë për kompaninë "ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB", e cila është themeluar më datë 23 Janar 2019 nga Arti Malaj dhe Adriana Beqaj, secili zotërues për 50% të kapitalit, referuar të dhënave në Open Data Albania.

Çuditërisht, një muaj më vonë gruaja e ish-ministrit ia dhuron aksionet ortakut të saj. Me datë 26.02.2019, me anë të kontratës së dhurimit, Adriana Beqaj dhuron 35% të kuotave të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj. Në këto kushte, ortaku tjetër merr shumicën dhe Beqaj mban vetëm 15% të aksioneve.

Një vit më vonë, gruaja e ish-ministrit vendos të shesë 15% të aksioneve që i kishin mbetur, për 15 mijë lekë të reja ose 150 mijë lekë të vjetra.

Shitja e aksioneve nga Adriana Beqaj Shitja e aksioneve nga Adriana Beqaj

Pra, Adriana Beqaj vendosi të dhuronte 35% të aksioneve pa para, kurse një vit më pas shiti dhe pjesën e mbetur prej 15%. Ortak i vetëm i kompanisë "ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB" mbetet Arti Malaj, zotërues për 100% të kapitalit.

Këtu del në skenë dhe biznesmeni i "Delta Pharma" Eduard Curraj. Një vit pasi Arti Malaj mori shumicën e aksioneve, më datë 12.08.2021, vendos të shesë 100% të kuotave në favor të Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Përfituesi fundor i kompanisë që themeloi dhe shiti një muaj pas themelimit Adriana Beqaj, gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë, është dhe sot Eduard Curraj, biznesmeni pronari i kompanisë farmaceutike që u bastis dje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit.

Lexo edhe: Gruaja e Ilir Beqajt aksionere në një kompani që lidhet me “Delta Pharma”

//NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese