Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Të gjitha rrugët të çojnë në “Air Albania”, luhet sot derbi Tirana – Partizani

Lajme të ngjashëm

Tirana dhe Partizani çelin sot javën e 24 të Superligës. Ndeshja derbi zhvillohet në “Air Albania” dhe merr jetë në 19:45, teksa pritet një stadium i mbushur. Të ndodhur në krye të klasifikimit dhe me 19 pikë diferencë nga Partizani i vendit të pestë, te Tirana vinë më të qetë në këtë duel.

Bardheblutë kërkojnë të marrin fitoren e tretë ndaj Demave këtë sezon, me dy sfidat e para që kanë folur për Tiranën. Nga ana tjetër, të besuarit e Mehmetit janë jo pak entuziastë nga fitorja e fundit 5-0 me Kukësin.

Me interes pritet derbi numër 165 mes dy skuadrave. Në 164 ndeshjet e para, Partizani ka fituar 68 herë, Tirana ka marrë 45 fitore ndërsa 51 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së ka vendosur Juxhin Xhajën në gjykimin e derbit, me arbitrin që mban edhe stemën e FIFA. Asistentë të tij do jenë Denis Rexha dhe Nertil Bregasi. Në VAR pritet Kreshnik Bajramaj me asistent Dojando Myftarin. /Marrë nga Newsport.al

Më shumë