Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Të gjitha partitë njohin zgjedhjet, Celibashi i KQZ: Nuk ka asnjë kontestim për rezultatin! Mbi 70%, kanë votuar partinë dhe kandidatin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikon të dhënat paraprake për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke nxjerr të gjithë kandidatët që kanë marrë mandat në 12 qarqet e vendit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se mbi 70% e votuesve kanë votuar dhe për partinë dhe për kandidatin e preferuar. Të dhënat sipas Celibashit:

– Te PSD, 78% e votuesve kane dhënë votë dhe për kandidatët;

– Te LSI, 76.23% e votuesve kanë dhënë votë dhe për kandaidatët;

– Te PD, 76.71% e votuesve kanë dhënë votë dhe për kandidatët e PD;

– Te PS, 74.75% e votuesve kanë dhënë votën për kandidatët e PS.

Gjithashtu, kreu i KQZ tha se deri tani institucioni që ai drejton dhe që është përgjegjës për zgjedhjet, nuk ka marrë asnjë kërkesë për kontestim të rezultateve, por vetëm disa parti kanë kërkuar pamjet filmike të KZAZ-ve.

“Deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë kontestim për procesin. Disa subjekte kanë kërkuar pamjet filmike apo informacione të tjera që lidhen me pajisjen e identifikimit biometrik. Ne po kryqëzojmë të dhënat dhe më pas do të vazhdojmë”, shtoi Celibashi.

Sipas kësaj deklaratae të kryekomisionerit, deri tani të gjitha partitë njohin rezultatin e 25 prillit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img