Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Te GJIRI I LALZIT po ndodh katastrofa, përroi i qelbur u del përpara në vijë bregdetare vilave luksoze të Metës dhe Berishës (FOTO – VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

51f252def733d81f661f2e487db9d601

Të gjithë ata që kanë blerë shtëpi banimi apo vila luksoze në fshatin turistik Lura në Gjirin e Lalzit, po ndihen shumë në siklet këto javët e fundit. Koha është ngrohur, duan të shfrytëzojnë ditët e pandemisë dhe të pushimit, apo edhe fundjavat, por, përpara detit, tani u ka dalë një përrua. Dhe jo një përrua dosido, por me ujë të qelbur. Pra, përpara se VIP-at e Gjirit të Lalzit të futen në det, duhet të kalojnë me këmbë këtë lum të devijuar, raporton newsbomb.al.

Erla Mëhilli, ish-zëdhënëse e ish-kryeministrit Berisha, ka denoncuar në rrjetet sociale atë që e konsideron si masakër mjedisore në Gjirin e Lalzit, si pasojë e devijimit të lumit Tarin në brendësi të fshatit turistik të Kompleksit Lura. Tarini sjell me vete ujrat e ndotura të fshatrave Amathe dhe Rrotull si dhe mbetjet e një ndërmarrjeje, pularie, që është ndërtuar aty.

“Fekalet e tyre i kemi mu në Lura1, aty ku lahen fëmijët dhe banorët” denoncon Erla Mëhilli që është banore e fshatit turistik.

“Lumi nuk erdhi vetë aty, por nga ndërhyrjet e gabuara të babëzisë dhe pangopësisë së ndërtuesve për të zgjeruar fshatrat turstike nga Lura 1 në Lura 2/3 dhe tani 4 dhe 5. Dhe pikëtisht aty ku do të ndërtohet fshati Lura 5 ndodhet edhe lumi Tarin. Aty është ndëetuar dhe një pontil me material të pakalueshme që është vepër penale dhe krim I rëndë ndaj mjedisit” denoncon Erla Mëhilli.

Nga hulumtimet e saj, rezulton se kompania e quajtur “Alentre” shpk, së bashku me Lura shpk po kryejnë punime me object “Sistemin e përroit Tarin”. Eshtë e kuptueshme që kompanisë nuk I ka lindur në zemër të sistemojë një përrua dosido të vendit, por po e bën këtë me qëllim që më pas aty të vijojë ndërtimi” shkruan Erla Mëhilli, raporton newsbomb.al.

Ajo thotë se kompanitë nuk kanë leje ndërtimi që duhet ta nxjerrë Bashkia Durrës dhe nuk ka asnjë proejkt të miratuar nga ndonjë instancë shtetërore. Ndërkohë që firmat nuk kanë as leje mjedisore për ndërhyrjet që po kryejnë.

Erla publikon dhe një foto të të birit, që tre vite më parë ka luajtur afër lumit. “Akidi, dy vite me parë duke luajtur shkoi aty ku përroi Tarin kishte krijuar pellgun përpara rrjedhjes në det. Tre ditë më pas I dolën këto pulla në lëkurë, Rezultoi se ishte infeksion bacterial. E kapëm në kohë dhe e izoluam me antibiotikë” shkruan Mëhilli duke treguar rëndësinë dhe dëmin që shkaktojnë ujrat e lumit.

Kujtojmë se te fshati turistik Lura 1, para të cilit është devijuar lumi, kanë vilat e tyre edhe presidenti Ilir Meta e ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe një varg funksionarësh të lartë të shtetit shqiptar. /Newsbomb.al/

 

97134955_10220032113166789_1285836569025970176_n.jpg97525835_10220032111966759_7916019567166488576_n.jpg

98351033_10220032114006810_1147358804698988544_n.jpg

98028359_10220032112446771_4975464353919664128_n.jpg97128530_10220032113566799_5294350699096702976_n.jpg

m.jpg

foto.jpg

 

Më shumë

spot_img