Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Të gjejmë kandidat më të mirë se të mazhorancës”, Dashnora Sula: Gabim i rëndë nëse përsërisim papjekurinë e 6 Marsit!

Shkruar nga Newsbomb
“Të gjejmë kandidat më të mirë se të

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se bashkimi i PD është me një qëllim të vetëm, për t’i dhënë demokratëve në zgjedhjet lokale një kandidat më të mirë se ai i mazhorancës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sula, shkruan se të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që ta çojnë përpara këtë frymë pa vendosur kushte, pasi sipas tij, nuk mund të ketë kushte në gjetjen e rrugës për të dalë përballë Edi Ramës.

Ai theksoi se demokratët pavarësisht mërive si një familje duhet të bëhen bashkë në kohëra të vështira dhe duhen lënë mënjanë interesat.

“Opozita me kandidat të përbashkët!

Të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD janë në parlament me votat e demokratëve. Ndaj në zgjedhjet lokale do të ishte gabim i rëndë të përsërisnim papjekurinë e 6 Marsit.

Bashkimi i PD në një qëllim të vetëm: ti japim demokratëve një kandidat të përbashkët më të mirë se ata të mazhorancës duhet të jetë obligimi i të gjithëve neve. Ditët e fundit ka patur sinjale pozitive brenda nesh që në këto zgjedhje që janë më afër qytetarëve të lemë mënjanë mosdakordësitë brenda vetës dhe tu paraqitemi demokratëve dhe shqiptarëve me një kandidat të vetëm.

Në këtë aspekt të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale që ta çojmë përpara këtë frymë pa vendosur kushte. Në këtë frymë u caktua sot edhe z. Bardhi për të diskutuar me pjesën tjetër të kolegëve tanë. Nga ne nuk ka kushte në përpjekjen për të gjetur rrugën e duhur për të dalë përballë kundërshtarit tonë politik Edi Rama me nje kandidat të përbashkët.

Kjo do duhet të ndodhë edhe me pjesën tjetër të grupit tonë. Vendosja e kushteve apo e parakushteve ndihmon vetëm partinë në pushtet. Jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët nuk e meritojnë keq qeverisjen nga kjo mazhorancë. Ndaj edhe neve duhet të na shqetësojë kjo gjë e të gjithë së bashku të bëhemi alternativë.

Si një familje e cila pavarësisht mërive të momentit në kohëra të vështira bëhen bashkë, ashtu edhe ne si një familje e madhe në kushtet kur të gjithë pushtetet janë përqendruar në një dorë dhe shqiptarët po detyrohen të largohen çdo ditë, duhet të lemë mënjanë interesat e ngushta e duhet të bashkohemi për ti kthyer pushtetin lokal qytetarëve duke u bashkuar”, shkruan Sula.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll