Një moment i sikletshëm ka qenë për një çift propozimi për martesë. Ata kishin në plan për të ribërë skenën e Titanikut, që të gjithë e mbajnë mend, djali ulet në gjunjë për t’i propozuar partneres së tij për martesë.
Deri këtu se gjithçka është në rregull, por më pas plani i tyre prishet. Por në momentin që djali ulet në gjunjë për të propozuar të dashurën, atij i bie unaza në det e në përpjekje për ta kapur, bie dhe vetë, ndërsa vajza shihet duke qeshur me skenën.
Fatmirësisht unaza ndodhej në kuti dhe ai arriti ta marrë sërish, duke përfunduar gjestin romantik. Megjithatë ky do të mbetet një nga kujtimet më të bukura për ta.