Të shumtë janë ata persona të cilët gdhendin në trup idhujt e tyre. Ky është rasti i një të riu, i cili ka realizuar portretin e kryeministrit, Edi Rama në shpinë.
Realizuesi i këtij tatuazhi, Feliks Rapushi ka treguar se djali ka idhull Edi Ramën dhe një nga vështirësite që hasi në realizimin e këtij tatuazhi ishin sytë e kryeministrit.
“Çuni që ka bërë portretin e Ramës ka qenë shumë tip interesant, më bëri përshtypje karakteri dhe tipi i tij. Ka kërkesa të veçanta dhe ne na vijnë çdo ditë.Me aq sa kuptova e ka idhull, nuk di shumë. Ne kemi realizuar edhe portretin e Berishës, në shpinë e ka edhe dikush tjetër. Për vendin dhe madhënisë, ne i sugjerojmë, sepse klientët vijnë me idetë e veta. Sytë janë një pjesë e vështirë e portretit të Ramës.
Portretin e Ramës e kisha më të lehtë për ta realizuar pasi syri im është vrarë, e kam parë vazhdimisht ja njoh karakterin, e kam parë në televizor, Youtube. Ndërkohë kur më vijnë me një person në foto që nuk e njoh e kam pak më të vështirë se më duhet të shoh foto të tjera për ta kuptuar karakterin”, tha tatuazhisti.