Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të enjten ngrihet grupi i posaçëm për ligjet, zbardhen anëtarët e PS dhe PD

Shkruar nga Newsbomb
Të enjten ngrihet grupi i posaçëm për ligjet, zbardhen

Ditën e enjte në orën 10:00 në sallën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve do të konsituohet grupi i dialogut për ligjet me 3/5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Ashtu si dhe u bë me dije më herët meganizimi i dialogut do të përbëhet nga tre anëtarët e mazhorancës , ndërsa tre anëtarët e tjerë nga opozita. Burime për mediat bëjnë me dije se nga radhët e Partisë Socialiste anëtarë do të jenë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Ndërsa, nga opozita do të jenë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe Dhurata Çupi.

Emri i deputetes Çupi u zëvëndësua pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, refuzoi kërkesën e bërë më herët nga Gazment Bardhi për të dërguar një deputet nga grupi i tij.

Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha si dhe Gazment Bardhi. Kjo struturë e posaçme do të veprojë si “grup dialogu” për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë votash dhe lidhen kryesisht me procesin e integrimit.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese