Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

‘Të enjten me maska’, Manastirliu: Edhe në lokale me maska, deri në momentin që… (Tregon nëse duhet mbajtur në makinë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

794f7075f7e2c23753dcb24146f4fab1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të jashtme.

Ministrja tha se ato që këshillohen të përdoren për qytetarët janë maskat e tekstilit, ndërkohë që maskat kirurgjikale janë për t’u përdorur nga personeli mjekësor.

“Ajo çfarë sot është një fakt i gjithëpranuar botërisht edhe shkencërisht, në studime shkencore të mbështetura është që: Maska apo barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e koronavirusit kur ato shoqërohen me masën e distancimit social dhe ato të higjienës personale. Maska mjekësore dhe ajo kirurgjikale, është një maskë e cila përdoret nga personeli mjekësor, nga ai që është i sëmurë apo ai që duhet t’i shërbejë një të sëmuri. Maska që ne flasim sot është barriera mbrojtëse prej tekstili që pengon përhapjen e spërklave dhe shoqërohet me një distancim social”, u shpreh ministrja.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu pse në bare mund të rrimë pa maskë, ndërkohë që në ambientet e jashtme ajo është detyrim Manastirliu tha: Edhe në bar mbajtja e maskës do të jetë në deri në momentin që ti ulesh.

Ndërkohë ministrja pohoi se edhe në rastet kur personat janë në makinë apo me familjarët, maska nuk është detyrim.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img