Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Të enjten mblidhet Kuvendi, caktohet përbërja e Komisoneve Parlamentare, çfarë do të ndodhë me LSI?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës këtë të enjte, ku në rendin e ditës është përcaktuar ngritja e komisioneve të përherhshme parlamentare, miratimi i të cilave bëhet me shumicë të thjeshtë votash.

Në seancën e kaluar, më 16 shtator, LSI dorëzoi emrat e tre deputetëve të saj, Petrit Vasili, Agron Çela, Erisa Xhixho që të jenë pjesë të Komisioneve Parlamentare.

Vasili ka kërkuar të jetë anëtar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe zëvendësues pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti Agron Çela ka kërkuar të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Erisa Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve, anëtare e Komisionit të Integrimit dhe zëvendësuese pranë Komisionit të Medias.

Njoftimi i Kuvendit mbi seancën e së enjtes:

Në mbështetje të Urdhrit nr.6, datë 20.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 20 dhe 21 e Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 e Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shqyrtimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 –

5 nëntor 2021. (Neni 26 i Rregullores, njoftim për miratimin me mirëkuptim në Konferencë/votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim në rast të mungesës së mirëkuptimit në Konferencë)

Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 – 15 tetor 2021. (Neni 27 i Rregullores, njoftim për miratimin me mirëkuptim në Konferencë/votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim në rast të mungesës së mirëkuptimit në Konferencë)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img