Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Të dy kishin lidhje intime me Adelina ISMAJLIN, dënohet me 30 vite burg Enver Sekiraqa për vrasjen e policit Triumf Riza

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bfae503d391241536fa7aa366aa8f5f4

Biznesmeni Enver Sekiraqa është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata Prishtinës.

Njeriu i akuzuar për organizimin dhe udhrin e vrasjes së oficerit të policisë Triumf Riza do të qëndrojë në burg për 30 vitet e ardhshme.Prokuroria kërkoi që 44-vjeçari të dënohej në mënyrë shembullore për kryerjen e këtij krimi të rëndë.

Në 30 gusht të vitit 2007, Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i Sekiraqës.Sekiraqa iu dorëzua autoriteteve të EULEX-it në vitin 2012. 4 vjet pas dorëzimit të tij, Gjykata e Prishtinës i dha 37 vite burg Sekiraqës, por Gjykata e Apelit cilësoi se duhej të rishihej edhe njëherë dënimi i tij. Ngjarja bëri bujë në Kosovë, teksa biznesmeni Sekiraqa dhe policia Triumf Riza kishin patur lidhje intime me këngëtaren e njohur Adelina Ismajli.

Atentatori Arben Berisha po vuan dënimin me 35 vite burg, ndërsa një muaj pas vrasjes së Triumf Rizës, lokalit të Sekiraqës iu vendos bombë C4, nga shpërthimi i të cilit mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img