Hapësire reklamuese

Bota

TË DIELËN ZGJEDHJE NË FRANCË/ Macron dhe Le Pen u përplasën në debat: Nga rritja e energjisë, te perçet e grave; nga lufta në Ukrainë te mosha e Pensionit (KUSH FITOI)

Shkruar nga Newsbomb
TË DIELËN ZGJEDHJE NË FRANCË/ Macron dhe Le Pen u

Dy kandidatët për presidencën franceze dolën përballë në të vetmin debat televiziv, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të kësaj të djele, të mërkurën në mbrëmje.

Liderja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen dështoi përballë centristit Emmanuel Macron në sondazhet e bëra, por ka miliona votues ende të paqartë sesi do të votojnë, shkruan BBC.

Debate I mbrëmshëm zgjati 2 orë e 45 minuta. Kandidatët folën për kostot e jetesës, Rusinë, ndryshimet klimaterike dhe emigracionin.

Rritja e cmimeve, të energjisë por edhe shportës dominuan gjithë fushatën dhe menjëherë morën edhe vëmendjen në debat që u transmetua në dy rrjetet televizive më të mëdha dhe po ashtu edhe në kanalet më të mëdha të lajmeve.

Macron gjerësisht u pa si fitues i debatit të vitit 2017, ndërkohë që rivalja e tij nuk ia doli të ishte në lartësinë e duhur dhe gati e papërgatitur. Por këtë herë, Marinë Le Pen ishte gati që nga nisja e debatit dhe më e qartë.

Në debat, ishte Macron që ishte më ofensiv duke u dukur si një njeri që kërkon ndyrshimin dhe jo dikush që është ende në detyrë, kur në mënyrë të përsëritur ndërpriste rivalen e tij.

Zonja Le Pen tha se 70% e qytetarëve francezë besojnë se standarti i jetesës ka rënë në pesë vitet e fundit dhe se ajo do të jetë një Presidente për një paqe civile dhe vëllazëri kombëtare. “Duhet tu japim prioritet francezëve për vendin e tyre” tha ajo.

Macron tha se Franca ka kapërcyer kriza të paprecedenta, me Covidin që u ndoq nga një luftë në Evropë. Ai tha se ka drejtuar vendin mes këtyre ndryshimeve dhe deklaroi se do ta bënte Francën një vend më të fortë: votimi ishte një referendum në Europë, për sekularizmin, dhe një moment për një zgjedhje të qartë” tha ai.

Pavarësisht performancës së fortë të Le Pen, një sondazh nga BFMTV dhe L’Express doli në konkluzionin se Macron e fitoi debatin. Sondazhi tregoi se 59% ee atyre që kanë ndjekur debatin ishin më të bindur nga zoti Macron.

Presidenti në detyre doli si më presidenciali, 53% me 29% por gjithashtu 50% e teleshikuesve thanë se ai ishte edhe më arrogant. Zonja Le Pen u gjykua si më e pranueshme për njerëzit normal 37% ndërkohë që Macron e kishte 34%, por gjithashtu 50% e teleshikuesve vlerësuan se ajo ishte “shqetësuese”.

Vështirësia e presidentit në detyrë ishte se ndryshe nga 2017 ai duhet të mbronte rekordin e tij në zyrë. Kjo do të thoshte se kur u pyet se cfarë mendonte për një mandate të dytë, ai duhet të qëndronte në opsionin jo të favorshëm të kontinuitetit. Oponentja ishte më e qetë duke atakuar dështimet e mandatit të kaluar pesë vjecar.

Pavarësisht kësaj, presidenti nuk dha asnjëherë të kuptohej se ai nuk ishte i qëndrueshëm në bazë. Sulmet e tij ndaj Marine le Pen për kredinë ruse, për evropën, dhe për shamitë islamike I prekën të gjithë.

Sa për ekonominë, ai argumentoi se kishte gati propozimet për mbrojtjen e Francës nga inflacioni – një kufi për çmimet e karburantit dhe përjashtim nga taksat për bonuset e pagesave – çka ishin më të drejta dhe më efektive sesa idetë e zonjës Le Pen.

Dhe ndër më kryesorët, ai shmangu ngërcin për të qenë shumë arrogant apo teknokrat. Shpesh, ai jepte përshtypjen për të dashur të tregonte veten më I fortë sesa oponentja por e tërhiqte veten menjëherë.

Pas një starti civil, shpejt u kthye si luftëtar kur dy kandidatët adresonin cështjet e mëdha për votuesit.

Kostot e jetesës: që nga fillimi Marine le Pen tha se do ta kishte prioritet: “Unë do të heq TVSH për energjinë. Do të ul taksat”. Ajo akuzoi Macron se nivelin e pensioneve e ka lënë të bjerë.

Zoti Macron tha se zgjidhja e tij ishte vendosja e një kufiri për cmimet që do të ishte dyherë më efektive sesa ulja e taksës së shitjeve.

Ata nuk ranë dakord sesi të ulin çmimin e energjisë. Macron vazhdimisht e sfidoi Le Pen duke thënë se propozimet e saj ishin të pazbatueshme. Le Pen u përgjigj: “Dua t’u kthej francezëve paratë e tyre”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë: Macron deklaroi se Rusia po shkonte në një rrugë pa krye dhe roli I Francës dhe Evropës ishte të ndihmojë Ukrainën me paisje militare dhe të merrte refugjatë.

Zonja Le Pen, e kritikuar për lidhjet e saj të ngushta me Kremlinin dhe marrjen e një kredie nga një bankë ruse për partinë e saj, paralajmëroi se duke I dhënë armë Ukrainës do ta kthente vendin në një “bashkëluftëtar”. Megjithatë, ajo mbështeti reformat e oponentit për të mbështetur Ukrainën dhe marrje e refugjatëve.

Në këtë çështje, Macron u duk ofensiv kur i përmendi se ajo ishte ndër të parat lidere politike në 2014 që njohu aneksimin e Krimeas nga Rusia. “Ti flet për bankierin tend kur flet për Rusinë” tha ai.

Zonja le Pen tha se ajo mori paratë ruse sepse asnjë banke franceze nuk I dha kredi partisë së saj. Kur ajo argumentoi se duhet të merrte borxh si miliona francezë, ai e kundërshtoi dhe tha se një francez nuk shikon nga Rusia për financime.

Bashkimi Evropian: Marinë le Pen ndryshoi politikën e saj nga dalja nga BE në kërkesën për ndryshim brenda BE. Por zoti Macron argumentoi se ideja e saj për një “Europë te kombëve” do të thoshte përfundim për BE dhe kjo do të thoshte se ajo “po shiste një gënjeshtër”. Në BE aktuale, tha ajo Franca po dështonte për të mbrojtur interesat e veta dhe se ajo do të ndalonte negociatat tregtare që demtonin prodhuesit dhe fermerët francezë.

Mosha e pensionit: Kjo është një tjetër çështje e rëndësishme elektorale. Macron ka thënë se Franca duhet të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 65 vjeç gjatë 9 viteve të ardhshme, ndërkohë që Le Pen kërkon që mosha e pensionit të jetë 62.

Zonja le Pen tha se propozimi I tij ishte “absolutisht I papranueshëm”. Ai ia ktheu mbrapsh duke I thënë se ajo po premtonte të ishte më gjeneroze me pensionistët por nuk shpjegonte sesi do të vazhdonte të paguante për ta.

Ndryshimet Klimaterike: Energjia e rinovueshme ishte një cështje tjetër ku dy kandidatët janë vendosur në pozicione të ndryshme dhe u kthye në një nga pikat më kryesore të debatit. E vetmja gjë për të cilën ata bien dakord është ngritja e stacioneve nukleare.

“Ju jeni një skeptike për ndryshimet klimaterike dhe kjo është e kuptueshme” I tha Macron rivales së vet. I vetmi kandidat presidencial I të gjelbërve u kërkoi votuesve të mbështesnin presidentin në detyrë. Le pen ia ktheu se ai ishte një “hipokrit klimaterik”.

Le Pen argumentoi se importi I mallrave nga mijëra milje larg kishte ndikimin e vet në ndryshimet klimaterike dhe prodhimi në vend do të ndihmonte në trajtimin e ngrohjes globale. Nuk ka asgjë më të keqe se turbinat e erës, tha zonja Le Pen. Ai kundërshtoi duke thënë se mbështetja e saj në energjinë bërthamore për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile ishte “e paqëndrueshme” dhe burimet e rinovueshme duhet të ishin të miskuara. “Turbinat me erë krijojnë vende pune” tha ai.

Emigracioni dhe Islami: Marine le Pen u duk më offensive duke premtuar një referendum me pyetjen se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të lerë Francën dhe dënoi atë që e quajti “emigracion masiv dhe anarkik” që ka kontribuar në një sens pasigurie në Francë.

Më pas ajo foli për një tjetër pikë kyçe në politikat e saj, heqjen e shamisë në vendet publike duke argumentuar që gratë duhet të lirohen nga “presioni islamik”. Zoti Macron kundërshtoi se ishte e gabuar të ngatërroje Islamin me Islamizmin. Politika e saj, tha ai, do të cojë në një “luftë civile” dhe do të ishte tradhëti për vlerat e Francës. “Do të shihnim në rrugë policë që do të shkonin pas vajzave me shami apo djemve çifutë që mbajnë kapelen”. Kjo është jotolerante dhe ajo po drejtonte miliona bashkëqytetarë jashtë hapësirave publike që të binin ndesh me bindjet e tyre, tha Macron.

Ndryshimet Kushtetuese: një tjetër çështje e madhe për Le Pen ishte referendum për qytetarët që sic tha ajo çoi në protestën e xhaketave të verdha, protesta që shpërthyen në fillim të presidencës së Macron. “Problemi më I madh pas mandatit tuaj pesë vjeçar është se ju keni ndarë vendin. Ne duhet të rindërtojmë Francën dhe të sjellim njerëzit bashkë”.

Një nga atraksionet më të mëdha për një referendum të tillë për zonjën Le Pen ishte që të kapërcente parlamentin, ku ajo ka vetëm një grusht parlamentarësh. Zoti Macron tha se kjo do të ishte jokushtetuese.

Domethënia e debatit

Konfrontimet televizive mes dy kandidatëve kryesore kanë qenë në qëndër të vëmendjes në zgjedhjet presidenciale për të paktën pesë dekada dhe kanë provuar se janë shumë decisive kur sondazhet janë ngushtësisht afër.

Në 1974, kandidati konservativ Valery Giscard d’Estaing arriti të mundë kandidatin socialist Francois Mitterrand pasi doli shumë mirë në debat. Mitterrand u duk më mirë në debatin e vitit 1981 dhe fitoi presidencën.

Kjo ishte hera e pare që atëherë që I njëjti kandidat garon në zgjehdjet pasardhëse.

Në 2017, debate ishte një shkatërrim për zonjën Le Pen që u pasua nga një dështim I madh në zgjedhje. Në këtë kohë, afër garës është më pranë dhe performance e saj e fortë mund ta ndihmojë tek votat e pavendosura.

Zgjedhja e votuesve është më e qartë sesa pesë vite me parë kur MACRON fitoi me një eksperiencë të paktë si politikan. Politikat e tij strikte të covid penalizuan zgjedhësit dhe ai u akuzua si “presidenti I të pasurve”. Ai është më popullor në qytetet e mëdha por ka marrë mbështetjen edhe të partive të vogla majtas e djathtas për qëndrimet e tij proliberale me BE dhe në vështrimin global.

Marinë le Pen I ka ulur tonet nacionaliste, madje edhe retorikën e saj anti-BE gjatë fushatës, por, sikurse e bëri të qartë gjatë debatit qëllimi I saj është të rishikojë marrëdhënien e Francës me Bashkimin Evropian.

Sondazh

Poll