Moti gjatë fundjavës pritet të jetë i qendrueshëm.
Në një intervistë për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se temperaturat do të rriten lehtë me 1 ose dy gradë në fundjavë.
Gjatë ditës së shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa të dielën priten reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore.
Hakil Osmani: Dita e premte në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Vetëm kalime të pakta të vranësirave priten në orët e pasdites dhe vonë në mbrëmje. Kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Fundjav a sjell rritje të lehtë me 1 ose 2 gradë, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të shkojnë në -2 gradë celcius ndërsa maksimumet do të ngjiten shumë pranë vlerave 15 gradë në Ultësirën Perëndimore. Sa i përket ditës së shtunë do të vijojë të jetë mot i qëndrueshëm edhe pse vranësirat do të jenë disi më prezente në territorin shqiptar nuk priten reshje. Parashikohet që e diela në pjesën e dytë të ditës t’i bëjë vranësirat më të dukshme në territorin shqiptar duke krijuar kështu mundësira për reshje të pakëta shiu në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës. Por presim përmirësim të kushteve të motit në orët e vona të mbrëmjes. Është një interval 6-orarsh që krijon mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore në territorin shqiptar