Hapësire reklamuese

Politikë

Të dhënat e TIMS për prokurorin e SPAK në duart e Mërtirit, Këlliçi kërkon hetime

Shkruar nga Newsbomb
Demokrati Belind Këlliçi ka denoncuar një fakt shqetësues në lidhje me një nga prokurorët e SPAK. Ai ka treguar të dhënat e sistemit TIMS për prokurorin Klodjan Braho, një nga prokurorët që po heton aferën e inceneratorëve, të dhëna që thotë se Mirel Mërtiri i ka bërë publike në media. "Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV muajin e shkuar, Mirel Mertiri bëri publik kallëzimin  që kishte depozituar pranë SPAK, ndaj prokurorit Klodian Braho. Bashkëlidhur me kallëzimin, Mirel Mertiri kishte vendosur disa dokumente, ku më i rëndësishmi prej tyre, ishin të dhënat e sistemit TIMS, për këtë prokuror", tha Këlliçi. Sipas politikanit opozitar, ky fakt do duhej të kishte tronditur institucionet e shtetit shqiptar, se si është e mundur që një i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare, për vjedhjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, kishte në posedim të dhëna sensitive për një prokuror të SPAK. Belind Kelliçi denoncon te dhenat e TIMS qe kane perfunduar ne doren e Mertirit Belind Kelliçi denoncon te dhenat e TIMS qe kane perfunduar ne doren e Mertirit "Partia Demokratike e Shqipërisë, vërtetë ka kritikuar dhe do vijojë të kërkojë çdo ditë hetime të plota, të pa anshme dhe efikase nga organi i akuzës, por kurrsesi nuk mund të pranojë shantazhet dhe presionet që i bëhen nga ky shtet i kriminalizuar dhe korruptuar në çdo qelizë, prokurorëve të cilët kanë në hetim dosjet që lidhen me skandalet e institucionit më të korruptuar sot në Shqipëri, Bashkisë Tiranë. Kujtojmë këtu se është pikërisht ky prokuror, i cili ka në hetim dosjen famoze 5D, të drejtorëve të korruptuar të bashkisë, me në krye Mariglen Qaton, i cili pritet të jetë shumë shpejt kurbani i rradhës, njëlloj si Taulant Tusha, për të shpëtuar lëkurën e Erion Veliajt", tha ai. Më tej, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje kryeprokurorit Altin Dumani që të nisë menjëherë hetimet kryesisht për këtë mega skandal, duke çuar përpara drejtësisë këdo individ, që ka cënuar jo vetëm prokurorët apo qytetarët e zakonshëm, por mbi të gjitha sigurinë tonë kombëtare.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetare, Jemi sot sërish para jush për t’ju rikthyer në vëmendje faktin se tashmë prej disa muajsh, hetimet për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, vijojnë të mbeten pezull dhe pa autorin real i cili quhet Erion Veliaj. Nga kjo foltore ju kemi vënë në dijeni për prova dhe fakte që Erion Veliaj është pronari real i Inceneratorit të Tiranës dhe menaxher të kësaj ndërmarrje korruptive, ai ka vendosur Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton. Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV muajin e shkuar, Mirel Mertiri bëri publik kallëzimin  që kishte depozituar pranë SPAK, ndaj prokurorit Klodian Braho. Bashkëlidhur me kallëzimin, Mirel Mertiri kishte vendosur disa dokumente, ku më i rëndësishmi prej tyre, ishin të dhënat e sistemit TIMS, për këtë prokuror. Vetëm ky fakt, do duhej të kishte tronditur institucionet e shtetit shqiptar, se si është e mundur që një i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare, për vjedhjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, kishte në posedim të dhëna sensitive për një prokuror të SPAK. Të mos harrojmë se në muajin Gusht, të vitit 2023, është bërë publik fakti se sistemi TIMS është vjedhur, pikërisht në momentin që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, emëroi patronazhistët e tij në krye të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pyetja që lind natyrshëm është se kush është personi që i ka dhënë shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri, të dhënat e sistemit TIMS. Ja ka dhënë vetë Taulant Balla apo shefi i tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj? Partia Demokratike e Shqipërisë, vërtetë ka kritikuar dhe do vijojë të kërkojë çdo ditë hetime të plota, të pa anshme dhe efikase nga organi i akuzës, por kurrsesi nuk mund të pranojë shantazhet dhe presionet që i bëhen nga ky shtet i kriminalizuar dhe korruptuar në çdo qelizë, prokurorëve të cilët kanë në hetim dosjet që lidhen me skandalet e institucionit më të korruptuar sot në Shqipëri, Bashkisë Tiranë. Kujtojmë këtu se është pikërisht ky prokuror, i cili ka në hetim dosjen famoze 5D, të drejtorëve të korruptuar të bashkisë, me në krye Mariglen Qaton, i cili pritet të jetë shumë shpejt kurbani i rradhës, njëlloj si Taulant Tusha, për të shpëtuar lëkurën e Erion Veliajt. I bëjmë thirrje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që në kushtet kur opozitës i është bllokuar mundësia nga Edi Rama, për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin për vjedhjen e sistemit TIMS, të nisë menjëherë hetimet kryesisht për këtë mega skandal, duke çuar përpara drejtesisë këdo individ, që ka cënuar jo vetëm prokurorët apo qytetarët e zakonshëm, por mbi të gjitha ata individë apo zyrtarë, që kanë cenuar sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin tonë me aleatët strategjike. Ndërkohë rikujtojmë qytetarët shqiptarë, se edhe këtë javë kemi depozituar fakte e prova të reja pranë SPAK, kemi depozituar dokumente shtetërore me firmën e zyrtarëve qeveritarë, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme rolin kryesor të Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, në aferën korruptive të shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese