Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Të dhënat e hakerave, publikohet FOTO e Ervis Martinaj nga skedarët e Policisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Hakerat iranianë që sulmuan sistemet qeveritare verën e këtij viti dhe më vonë në shtator ndërhynë në sistemet e qeverisë, kanë publikuar këtë të hënë të dhëna të tjera. Paraprakisht bëhet me dije se kemi të bëjmë me të dhënat e sistemit MEMEX të Policisë së Shtetit.

Janë dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”.

Mes skedarëve, është dhe një foto e biznesmenit të shumëkërkuar nga SAPK, Ervis Martinaj. Nisur nga pamja dhe tiparet, krahasuar me fotot e fundit të “mbretit të kumarit”, bëhet fjalë për një imazh të viteve më parë, kur Ervis Martinaj është skeduar për herë të parë nga Policia.

Në dhjetëra dokumentet e publikuara sot nga hakerat, ka mijëra emra të personave të skeduar nga Policia shqiptare për vepra të ndryshme të kundërligjshme. Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se të dhënat lidhen pikërisht me sistemin MEMEX, me 105 mijë emra të skeduar.

FOTO e parë e Ervis Martinaj nga skedarët e Policisë

Prej më shumë se një muaji Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe për të janë ngritur shumë teori konspirative; nëse 40 vjeçari me origjinë nga Burreli është rrëmbyer dhe vrarë, ose nëse ka inskenuar vetë ngjarjen për të organizuar një kundërpërgjigje ndaj kundërshtarëve.

Deri tani, Policia e Shtetit nuk ka asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me biznesmenin e shumëkërkuar nga SPAK. Ervis Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Nuredin Dumani rrëfeu se ai i kishte ofruar mbi 500 mijë euro, në këmbim të vrasjes së ish-numrit dy të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Lexo edhe: “Shqiptarët e dyshuar”, hakerat publikojnë TË DHËNA të tjera, dokumente me EMRA dhe FOTO

Lexo edhe: Del një tjetër FOTO e Vis Martinajt pas zhdukjes misterioze, “bosi i lojërave të fatit” shfaqet…

Lexo edhe: Publikohet një fotografi e re e Vis Martinajt, me helikopter në klubin e natës në Gjermani

Më shumë




spot_img








spot_img