Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të dënuarit për vrasje i gjendet drogë në burgun e Drenovës

Shkruar nga Newsbomb

Një të dënuari për vrasje në burgun e Drenovës i janë gjetur 5 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Ergys Rushitaj, i cili ishte i dënuar për vrasje, e kishte fshehur drogën në trup.

Ka qenë një kontroll i imtësishëm i ushtruar nga punonjësit e burgut që ka zbuluar sasinë e narkotikëve. Sipas të dhënave, paraditen e së hënës i dënuari për vrasje ka pasur takim me nënën e tij.

Gjatë takimit të tyre operatorët e kamerave kanë parë nënën t’i japë të birit diçka, duke u përpjekur që kjo gjë të mos binte në sy.

Pas largimit të nënës, agjentë të sigurisë kanë hyrë në dhomën e të dënuarit dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur qeset me lëndën narkotike. Ndërkaq, ndaj Rushitajt Prokuroria e Korçës ka nisur procedimin penal dhe ka filluar hetimin ndaj nënës së tij.

Ergys Rushitaj vuan dënimin me 22 vite burg për një vrasje të regjistruar në vitin 2011. Ngjarja u shënua në fshatin Poliskë në Devoll, ku Rushitaj, asokohe 19 vjeç, së bashku me dy të rinj të tjerë tentuan të vidhnin një banesë dhe u konfrontuan me një grua 86-vjeçare, shkruan Tch.

E moshuara, e cila jetonte e vetme në banesë, u godit me shkelma e grushta nga të rinjtë dhe për pasojë gjeti vdekjen, ndërkohë që 3 grabitësit u arrestuan dhe u përballën me drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese