Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të dënuarit gjatë komunizmit, flet kryetarja e AIDSSH: Në dosje kemi gjetur 23 milion faqe

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit, Gentiana Sula tregon se si dhe përse kampi i internimit të Tepelenës erdhi në qender të debatiti publik.

E ftuar në emisonin ‘Kapital’ të Aleksandër Furxhi, ajo thotë se nuk pritej që aq shumë njerëz të mbijetuar nga kampi, ose familjarë të tyre, të vërshonin me dëshmi, rrefime dhe kujtime të dhimbshme për kushtet çnjerëzore të kampit të ngritur 7 dekada më parë.

Lidhur me volumin e punës dhe dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit, sot nën administrimin e Autoritetit AIDSSH, rezulton se aktualisht 14 mijë dosje janë të inventarizuara në menyrë elektronike. Fjala është për dosje të personave të hetuar dhe dënuar gjatë komunizmit për veprimtari politike. I gjithë dokumentacioni në zotërim nga Autoriteti AIDSSH përmban rreth 23 milion faqe të shkruara dhe të ruajtura në 46 vite të regjimit komunist. Tashmë Autoriteti zotëron rreth 30 mijë dosje të punës për oficerë, neoficerë, punëtorë operativë dhe civilë të tjerë, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Sula thotë se ka ardhur në rritje numri i kërkesave nga publiku për informacion mbi dosjet. Rreth 280 kërkesa u paraqiten gjatë vitit 2017, prej tyre rreth 50 kërkesa erdhen nga institucionet kushtetuese për verifikim të kandidatëve për poste të larta shtetërore. Kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figures 821 zyrtarë apo kandidatë për poste publike. Nga këta 795, kanë rezultuar pozitivë, kanë kaluar në filtër 197 kandidatë për organet e vetingut. Në dyert e Autoritetit të dosjeve u paraqitën 51 kandidatë për KLGJ e KLP nga shoqëria civile e bota akademike, ndër të cilët 4 kanë mbetur në “rrjetë”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll