Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Të dënuar për vjedhje dhe pengmarrje, arrestohen 4 vlonjatë, 2 të tjerë shpallen në kërkim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8cefc9b80791546ac4d9a4d1f75b58f7

4 vlonjatë të shpallur në kërkim për vjedhje dhe pengmarrje, janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi Gjykata e Vlorës ka caktuara për ta masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas njoftimit, pas hetimeve 9 mujore është finalizuar operaccioni “By pass”, në kuadër të të cilit është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë ”Arrest në burg”, si dhe u shpallën në kërkim 2 persona që nuk u gjendën gjatë operacionit.

U ekzektuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë. U ekzektua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme  në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img