Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të dënuar për drogë, vjedhje dhe vrasje, OFL u dërgon formularin 7 të dënuarve (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar vetë deklarimin e pasurisë 7 të dënuarve për drogë, vjedhje dhe vrasje.

Sipas njoftimit të OFL-së, formularin duhet ta plotësojnë të dënuarit Amant Sadikaj, Sinan Prenika, Anxhelo(Fatjon) Demiri, Eduart Karaj, Alfred Lleshaj, Sokol Djegesina (Pjollaj), Edmond Mamushi.

Njoftimi i plotë:

OFL, 26 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Amant Sadikaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

Sinan Prenika, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Anxhelo(Fatjon) Demiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Eduart Karaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Alfred Lleshaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Sokol Djegesina (Pjollaj), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Edmond Mamushi, banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll