Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Të dënuar me 17 vite burg, prangosen në Greqi dhe Çeki dy shqiptarë, Interpol Tirana nis procedurat e ekstradimit (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet në Greqi dhe Çeki, pasi janë dënuar me një total prej 17 vite burg. Nga shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve grekë dhe atyre çekë, është bërë lokalizimi dhe prangosja e personave në kërkim.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore greke, u bë lokalizimi në Kavala, Greqi, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Shtetasi Pëllumb Braçe, u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës.

Po si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore çeke, u bë lokalizimi në Çeki, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Albert Lamaj, në datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë.

Më shumë