Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Të dehur në timon dhe me shpejtësi “skëterrë”, policia bën “kërdinë”me gjobat, arrestohen 81 shoferë dhe pezullohen 453 patenta (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore vijon me kontrollet intensive me dron, me qëllim parandalimin e aksidenteve në vend.

81 shoferë janë arrestuar nga policia përgjatë një jave, prej të cilëve 33 pa patentë, ndërsa 48 të tjerë në gjendje të dehur.

Policia ka ndëshkuar me gjobë 5771 drejtues mjetesh për një serë shkeljes të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Respekto rregullat, shpëto jetë!

Fundjava: Policia Rrugore rrit prezencën në akset rrugore nacionale, zonat bregdetare dhe ato turistike.

Monitorim i qarkullimit të automjeteve duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat, shpëto jetë”,  Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet intensive parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, përgjatë një jave, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, janë arrestuar në flagrancë 81 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 33 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 48 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

Janë pezulluar 453 leje drejtimi, nga të cilat 324 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 51 për shkelje të tjera; 

Janë ndëshkuar me masë administrative 5771 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht: 

2519 për parakalime të gabuara, 1544 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 592 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 583 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 499 për shpejtësi tej normave të lejuara apo sjellje agresive në rrugë dhe 34 për shkelje të semaforit etj. 

Policia Rrugore nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë fundjavës, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional!

Mos U bej Statistike

Rregull Kujdes Durim Destinacion

Ne Jemi Aty Per Sigurine Tuaj

Aa profesional! #MosUbejStatistike  #RregullKujdesDurimDestinacion NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img