Gjatë kësaj fundjave, policia e Tiranës ka evidentuar një numër të konsiderueshëm shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mësohet se janë arrestuar në kushtet e flagrancës 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 10 në gjëndje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu policia bën me dije se janë pezulluar 67 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 7 për shkelje të tjera të ndryshme.
‘Janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për xhama të errësuar, janë ndaluar administrativisht 22 mjete për detyrime administrative të pashlyera si dhe janë vendosur 1350 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor’, thuhet në njoftimine policisë.