Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të dehur dhe me shpejtësi fluturuese, si e pësuan keq 13 shoferë në Tiranë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia Rrugore e Tiranës  ka vijuar edhe mbrëmë kontrolle me Radar e Drager në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

gjatë natës në këtë aks janë konstatuar drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi tej normave gati fluturuese, që kapin 166 km/h.

Po ashtu policia njofton se vetëm për disa orë janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 138 km/h e deri në 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtësi+alkool.

“166 km/h + 22 mg/l alkool. Shpejtesi fluturuese e kombinuar me alkool = destinacion?????.

Ne kete rast shpetimtari i jetes ishte Polici e Radari dhe drejtuesi i mjetit shkoi ne banese por pa patente, por me te tilla kombinime ne rastin me te keq shkon patenta ne banese por pa drejtuesin e mjetit.

Prej ores 22.00 te mbremjes se dates 04.08.2018 deri ne oren 02.00 te mengjezit te dates 05.08.2018 jane pezulluar 13 Leje Drejtimi per shpejtesi qe varionin nga 138 km/h e deri ne 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtesi+alkool.

Mos shpejtoni se Radari ju pret, mos fluturoni se destinacioni?”, shkruan policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese