Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pak më parë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, i cili do të mbahet në 23 qershor në Bruksel.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se diskutuan gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e ardhshëm të BE-së, ndërsa kanë vendosur që të mos marrin pjesë.
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruan Rama.