Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Të dëgjohet zëri i ekspertëve të mjedisit”, Soreca: Pro iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjocës

Shkruar nga Newsbomb
“Të dëgjohet zëri i ekspertëve të

Ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se është pro iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjocës.

Me anë të një postimi në twitter, ai ka postuar foto nga një takim dhe shkruan se BE po ndjek nga afërt këtë zhvillim, teksa shkruan se është thelbësore që të dëgjohet zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”, shkruan Soreca në reagimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu