Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

“Të dashura vajza dhe gra, jemi këtu për ju”, nga Atifete Jahjaga, Dafina Zeqiri dhe Matoshi, kush janë personazhet VIP që protestuan kundër dhunës seksuale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qindra qytetarë kanë dalë këtë të mërkurë në rrugët e Prishtinës në shenjë proteste, kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Theksojmë se kjo protestë vjen dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku një vajzë 11 vjeçare u abuzua seksualisht për disa orë rresht në Prishtinë nga pesë të rinj.

Ky tubim u iniciua fillimisht nga këngëtarët e njohur, si: Dafina Zeqiri, Fifi, etj, të cilëve më pas iu bashkuan edhe shumë qytetarë. Në marshimin e sotëm morën pjesë: Dafina Zeqiri, Dj Geek, Adriana Matoshi, Shyhrete Behluli me të bijën, Engjëllusha Salihu, Ron Zaiti, Ana Kabashi, Teuta Krasniqi, Lyrical Son dhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Kjo e fundit  mbante një poster në të cilin shkruhej:  “Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë! Të dashura vajza dhe gra, ne të gjithë jemi këtu për ju”.

Më shumë


spot_img








spot_img