Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

“Të dashur shokë dhe shoqe”, Rama mbledh Grupin e ri dhe të vjetër Parlamentar: Gramozi do të jetë në krahun tim të djathtë, tani fillon puna e madhe për 2 fitoret e radhës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e ri dhe të vjetër parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Rama e ka nisur fjalën e tij me “të dashur shokë dhe shoqe”, duke thënë se tashmë që nuk është më Gramoz Ruçi, ky adresim do të dëgjohet më shpesh nga goja e tij.

Kryeministri u ka komunikuar deputetëve të rinj dhe të vjetër se Gramoz Ruçi do të vazhdojë të jetë në krahun e tij të djathtëm pasi vendin e tij nuk e zë dot askush, teksa është shprehur se tashmë fillon puna e madhe për 2 objektivat e radhës: Fitoret në zgjedhjet vendore në vitin 2023 dhe zgjedhjet parlamentare në vitin 2025.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të dashur shokë, shoqe, kolegë dhe kolege. Meqë Gramozi nuk do at ketë më barrën që të mbajë fjalime para jush, mësohuni të dëgjoni nga unë më shpesh adresimin “shokë dhe shoqe”. Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e borxhit më të madh që populli shqiptar i ka dhënë një force politike, duke na besuar për të tretën herë radhazi privilegjin për të udhëhequr shqipërinë. Këtu sot janë anëtarët e grupit parlamentar të mandatit të dytë dhe të mandatit të tretë, por ne këtu jemi dhe do të jemi një skuadër që nga Gramozi, i cili do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, pasi askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë dot atë vend, dhe deri te deputeti apo deputetja më e re në këtë skudarë.

Shumë prej jush ishin dhe do të jenë përsëri në Kuvend, të tjerë janë dhe nuk do të jenë në qeveri, por ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve janë në funksion të skuadrës. Nuk do të jetë asnjëherë e tepërt që të falenderoj deputetët që e përfunduan punën e tyre të mandatit të dytë duke dhënë kontributin në Kuvend në periudhën e vështirësive më të jashtëzkonshme; fillimisht të tërmetit tragjik dhe më pas të pandemisë, bashkë me absurditetin e oppozitës me djegien e mandateve.

Puna nuk u ndërpre, reformat dhe ligjet u diskutuan me seriozitet dhe u miratuan me mbëhstetje të pklotë nga skuadra jonë në Kuvend. Të gjithë ata që nuk do të jenë në mandatine  treë në Kuvend, do të ërfshihen në punën ekzekutive. Tani nis puna e madhe për 2 fitore të tjera shumë të rëndësishme: Zgejdhjet vendore 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025. Çfarë do mbjellim nga sot deri atëherë, do korrim kur populli të ndajë të njomët nga të thatët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img