Gjatë vizitës së tij në Shkodër, kreu i PD-së Lulzim Basha takoi një tur takimesh me banorët dhe tregatrët.
Shumë prej tregtarëve shprehnin shqetësimet e tyre ndërkohë që Basha theksoi se 16 shkurti do të jetë data kur të gjithë qytetarët do të bashkohen për të marrë në dorë fatet e tyre dhe për të rrëzuar nga pushtetin e qeverisë së Ramës.
Gjatë turit të tij, një grua me aftësi të kufizuara teksa u takua me kryedemokratin bëri thirrje për të rrëzuar kryeministrin Rama, pasi siç tha ajo nuk i dalin paratë që merr nga shteti as për ilaçe.
‘Të çohemi të gjithë e të heqim atë farë. Jam kështu (në karrocë), por kisha ardhur’, tha qytetarja.