Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Të çaftë SPAK-u!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

Kur bariut nuk i bindet ndonjë dele, ai e mallkon nga shpirti “të çaftë ujku!”

Për aq sa edhe ne jemi dele, na kanë shqyer “ujqit e poltikës” sistematikisht! Duket sikur po vjen koha që vetë ujqit e pushtëtit t’i shqyejë një “egërsirë” më “e rrezikshme” sesa vetë ata; quhet SPAK dhe “është lëshuar” në lëndinat e lulëzuara të korrupsionit për “të çarë” ujqit që janë majmur në kurriz të deleve!

Ti, “ujk i vjetër” i pushtetit të sotëm apo të dikurshëm!

Ruhu se po të vjen rradha!

SPAK-u e di mirë kush je dhe çfarë ke bërë, herët a vonë do kesh punë me të! Ti që paratë dhe të mirat publike i shpërdorove, i abuzove, i tjetërsove, i kompensove, i dhurove, i përvetësove, i shpërbleve, i shitbleve, i vodhe, i grabite… ti nuk duhet të jesh më i qetë!

Ty nuk duhet të të zërë gjumi i natës!

Ty duhet të të dridhen gjunjët kur sheh lajmet!

Ty duhet të të bjerë të fiktë nëse të bie zilja e derës!

Ty po të shtrëngohet rrethi dhe t’i duhet ti paguash një më një të këqiat që ke bërë dhe të kthesh mbrapsht ato që të nuk takojnë!

SPAK-u është shpresa e fundit që kemi, prandaj na intereson ta besojmë dhe ta ndihmojmë. Është shumë e thjeshtë që SPAK-un ta injorojmë, ta mosbesojmë, ta kritikojmë, ta anatemojmë, ta sulmojmë… por më thoni o miq, a na ka mbetur ndonjë alternativë më e mirë për të filluar të bëjmë shtetin që aq shumë e dëshirojmë?

Secili nga ne mund të ketë interesa personale praktike me partitë respektive, por a nuk sillen ato me pushtetin si banda kriminale të legalizuara? A nuk e kemi parë me sytë tanë këto tre dekada që të dy krahët nuk e kanë luftuar kurrë korrupsionin, kur kanë pasur pushtetin, përkundrazi e kanë stimuluar atë? Nëse luftën kundër korrupsionit nuk e bën ky SPAK, nëse kultura e pandëshkueshmërisë nuk merr fund nga përpjekjet dhe kontributi i këtij SPAK-u, cili vallë do ta bëjë? Si? Kur? Na iku jeta duke pritur që të fillojë lufta kundër korrusionit, i cili po na “i torturon” ambasadorët dhe na është bërë pengesë për integrimin në BE!

Ju mund të më kundërshtoni me argumentet dhe termat që përdoren rëndom nga analizat në media… drejtësi e kapur, selektive, proamerikane, sorosiane, vitrinë, flluskë sapuni, do t’i dale boja shpejt… mbase kenë të drejtë, por për dreq, tani për tani, vetëm këtë kemi… mbase nuk na pëlqejnë ‘peshqit e vegjël’, por a nuk do të ishte më mirë të inkurajojmë ‘kapjen e peshqve’ të mëdhenj sesa të paragjykojmë arsyet dhe motivet e madhësisë së ‘peshqve’ të kapur deri tani?!

Ujqërit e korrupsionit janë aty! Disa në punë, disa në pension! Disa në zyra, të tjerë në plazh a në mal! Paratë dhe pronat i kanë aty. Disa i kanë fshehur, disa të tjera jo. Ajo që ne “delet” presim, është që SPAK t’i kërkojë, t’i gjejë e “t’i çajë” duke u plasur turinjve dosjet e rënda me të bërat dhe të pabërat e tyre! E nëse as SPAK-u nuk e bën, nëse as ai nuk “i shqyen” me kohën të gjithë ujqërit e korrupsionit nga më të vegjlit tek më monstruozët, nga ujqit lokalë deri tek kryeujqit e pushtetit, në djall vaftë edhe ai!

Më shumë

spot_img
spot_img