Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Të buzëqeshura, gruaja e Mbretit takohet me Dua Lipën

Shkruar nga Newsbomb
Gruaja e mbretit Charls, Camilla është takuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Dua Lipa dhe Camilla janë takuar në ceremoninë e çmimit “ Booker 2022”  në Londër. Ngjarje që zhvillohet për të festuar dhe nderuar shkrimtarët Booker. Camilla u shoqërua në ngjarjen e rëndësishme nga motra e saj, Annabel Elliot, ndërsa prezantoi edhe çmimin fitues. Dua ishte e veshur me një fustaë të ngjyrë kafe, u pa shumë e emocionuar në takimin me grua e mbretit të Britanisë së Madhe. Ikona e muzikës, mbajti një fjalim në këtë event dhe më pas shkëmbeu një bisedë të përzemërt dhe plot të qeshura me anëtaren e familjes mbretërore. Gjatë dialogut të tyre, në një video që është tashmë virale në rrjetet sociale, Dua shihet duke thënë se “nuk do të këndonte”, një shenjë kjo që Mbretëresha mund të jetë një fanse e madhe e këngëtares.      

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese