Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka nisur hetimet për tre të burgosur që dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge e gjobëvënës.
Sipas informacioneve për mediat, SPAK ka nisur verifikimet për kontaktet e të burgosurve me jashtë.
Mendohet se tre të burgosurit kanë kontakt me grupet kriminale. Gjithashtu SPAK pritet t'i propozojë ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj futjen në regjim të posaçëm, të tre të dënuarve. Ndërsa aktualisht në 'bis-41' janë 7 të dënuar.