Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të burgosurit kërcënojnë stafin e burgut, Drejtoria e Burgjeve kërkon kamera trupi për rritje të sigurisë

Shkruar nga Newsbomb

Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar pajisjen me kamera trupi të punonjësve gjatë kryerjes së shërbimit.

Sipas tyre të burgosurit kërcënojnë dhe shantazh-ojnë stafin e burgut. Prandaj ata kanë kërkuar kamera për të shmangur korrupsionin, apo shpërdorimin e detyrës.

Në deklaratën e tyre, thuhet se kamerat e trupit do të përdoren gjithashtu për të faktuar kërcënimet e të burgosurve ndaj punonjësve të burgjeve.

Në fushën e rritjes së sigurisë në ambientet e vuajtjes së dënimit do të investohet në blerje pajisjesh speciale dhe kontrolli që do të kushtojnë rreth 78.2 milion lekë.

Ky investim do të ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit me sisteme sigurie të kontrollit dhe monitorimit elektronik dhe policisë së burgjeve.

Ndërkohë që për përmirësimin infrastrukturës ndërtimore, kushteve të të dënuarve, si rikonstruksioni i IEVP-ve dhe blerja e automjeteve, parashikohen 322.8 milionë lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2021.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese