Shitja e apartamenteve dhe dhënia e tyre me qira në qytetin e Tiranës, kanë ecur në kahe të kundërta.
Çmimi i qiras ka pasur një trend rritës për të tretin tremujor, duke u rritur me 6.3 % në terma real vjetor, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.
Ndërsa çmimi i shitjes së apartamenteve ka pasur një normë rënëse në tremujorin e parë të vitit 2017 . Ky indeks ra me 5.9% në terma real vjetor.
Rënia e çmimit të banesave lidhet me një mbi ofert banesash të reja në Tiranë, ndërsa rritja e çmimit të qirave tregon se ky lloj tregu vazhdon të ketë kërkesë.
Bumi i ndërtimit të apartamenteve ka ardhur duke u ulur nga viti në vit për shkak të stokut të krijuar në këtë produkt.