Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Të bësh politikë nga mëngjesi në darkë është të fshehësh dështimin’, Paloka- Ramës: Me sulmet ndaj opozitës tregon se nuk u del dot zot shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
‘Të bësh politikë nga mëngjesi në darkë

Vijojnë replikat mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama.

Pak më parë nënkryetari i PD Edi Paloka e ka pyetur Ramën se çfarë turp sot për të.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Paloka deklaron se turp dhe tradhti ndaj shqiptarëve sot është të shkosh pas oligarkëve, të mos testosh qytetarët, të mos ndihmosh biznesin dhe qytetarët që nuk kane bukë për fëmijët.

Sipas nënkryetarit të PD-së, të sulmosh sot opozitën tregon se s’ke ndërmend t’u dalësh zot shqiptareve, por të vazhdosh avazin e vjeter qe gjithkush ka faj për dështimet e Ramës, përveç atij vetë.

Statusi i plotë:

Çfare eshte turp sot?

A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per biznesin?

A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per njerezit qe s’kane buke te hane?

A eshte turp qe te kerkosh te testohen mjeket, policet, njerezit ne vije te pare te ekspozuar ndaj Covid 19 dhe qytetaret qe kane qene ne kontakt me persona bartes te virusit?

A eshte turp te kerkosh qe leket e 10 oligarkeve Rama t’ua jape qytetareve qe sot po vuajne per buken e gojes?

Turp dhe tradhti ndaj shqiptareve sot eshte te shkosh pas oligarkeve, te mos testosh qytetaret, te mos ndihmosh biznesin dhe qytetaret qe nuk kane buke per femijet.

Te besh politike nga mengjesi ne darke sot eshte te fshehesh deshtimin. Te sulmosh sot opoziten tregon se s’ke ndermend t’u dalesh zot shqiptareve, por te vazhdosh avazin e vjeter qe gjithkush ka faj per deshtimet e Rames, pervec atij vete!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll