Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Të armatosur për luftë, arrestohen babë e bir në Dibër, policia sekuestron armë, tritol dhe kapsolla detonatore

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar dy persona në Dibër, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u janë gjetur arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatore, e sende të tjera të kundraligjshme.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë D. D., 68 vjeç; dhe P. D., 38 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Shullan, të cilëve iu janë sekuestruar 2 armë zjarri  kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëeapons”, i zhvilluar nga DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër.

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatore, e sende të tjera të kundraligjshme.

Vihen në pranga babë e bir, poseduesit e arsenalit të armëve.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave në kërkim apo atyre që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ëeapons”.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., në fshatin Shullan, ku janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, konkretisht :

Dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

D. D., 68 vjeç; dhe P. D., 38 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, Dibër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Më shumë