Një supermarket në Peqin ka rënë preh e një grabitjeje gjatë natës.
Bëhet me dije se është grabitur nga disa persona pronari i një supermarketi. Agim Spahiu ka rënë pre e dhunës dhe më pas nën kërcënimin e armës i është marrë shuma e parave ditore.
Burime për media bëjnë me dije se tre persona të armatosur me kallashnikov dhe me maska kanë grabitur supermarketin dhe më pas janë larguar me një automjet që i priste jashtë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Sondazh
Poll