Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Të armatosur dhe me maska, FNSH dhe Shqiponjat zbarkojnë në rrugët e Sarandës, kërkojnë tre tepelensit që plagosën pronarin e “ORANGE” (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat e Ndërjyrjes së Shpejt dhe Shqiponjat janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në Sarandë, për kapjen e tre autorëve të plagosjes së biznesmenit dhe pronarit të Club ORANGE, Spiro Iljadhi, dhe një turisti nga Tirana.

Siç shihet nga fotot, Policia  ka ngritur pika të shumta kontrolli për të rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar të plagosjes; vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi e Redjan Hadëri, shkruan newsbomb.al. Këtat shtetas, referuar Policisë, pas një konflikti për motive të dobërta kanë qëlluar me armë mbi 20 herë drejt pronarit të ORANGE.

Autorët duket se e kanë pasur të qartë planin: 35 vjeçari duhej i vdekur. Fatmirësisht, Spiro Iljadhi arriti t’i mbijetonte breshërisë së plumbave dhe u soll në Tiranë me helikopter ambulancë, por ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Pjesa më e madhe e plumbave e kanë kapur atë në bark, duke i shkaktuar plagë të shumta në organet jetësore. Me një plumb në fundshpinë është plagosur dhe shqiptaro-amerikani  i identifikuar si Marin Jano.

1- Lexo edhe: Të shtëna me armë në një lokal në Sarandë, plagoset biznesmeni dhe një person tjetër
2- Lexo edhe: I plagosuri në Sarandë është pronari i Club “ORANGE” dhe një pushues nga Tirana
3- Lexo edhe: Mbi 20 plumba drejt pronarit të Club “ORANGE”
4- Lexo edhe: Policia e Sarandës “mbyll sytë” për jetën e natës pas orës policore në Sarandë
5- Lexo edhe: Policia zbardh plagosjen te “ORANGE”
6- Lexo edhe: Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë
7- Lexo edhe: Konfliktet e pronarit të “ORANGE” për konkurencë

Më shumë

spot_img
spot_img