Tirana
few clouds
9 ° C
9 °
9 °
93 %
2.6kmh
20 %
Mër
15 °
Enj
16 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
20 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Të armatosur deri “në dhëmbë” me 18 baza LUFTARAKE, Artan Hoxha zbulon si u goditën natën vrasësit me pagesë: Rekrutonin persona që punonin në uzina ushtarake

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje të reja në lidhje me hetimet që zbuluan 18 bazat ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake në Tiranë nga grupe të rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ABC, Hoxha tha se goditja është bërë natën njëkohësisht në të gjitha bazat për të mos u dhënë mundësinë kriminelëve që ishin në vëzhgim që të largoheshin.

Gazetari Hoxha tregoi më pas si u zbuluan bazat dhe se grupet kriminale rekrutonin profesionistë që kanë punuar në uzinat ushtarake për modifikimin e armëve.

“Policia e Tiranës ka kryer një aksion shumë të suksesshëm dhe gjej rastin ta përgëzoj, gjatë muajve të fundit ka pasur disa aksione të suksesshme. Ndërhyrja është kryer gjatë natës nga forcat operacionale mbështetur nga RENEA, sepse do të goditeshin shumë baza njëherësh, që personat që ishin nën vëzhgim të mos largoheshin.

Nga armët e modifikuara deri te snajperët e vitit të fundit dhe kundërtank, tregon sa armatim të madh ka krimi i organizuar. Gjithë ky arsenal i është hequr nga dora krimit të organizuar. Unë jam tmerruar nga pamjet, armët jo vetëm ishin shumë por të sofistikuara. Ato janë në dorën e krimit, që është armatosur deri “në dhëmbë”.

Gjithë teknika që përdor një repart special për të goditur krimin, ne pamë që përdorej nga krimi. Hetimi ka filluar në 24 shkurt me zbulimin e grupit që vendosi tritolin ndaj biznesmenit Gjon Mena, u arrestua Gjergj Cukali dhe dy kushërinjtë Jamaku, që ishin joshur me 30 mijë euro për të vendosur minën te makina e biznesmenit.

Policia kapi këta të dy që zbërthyen të gjithë rrjetin. U nxorën nga qarkullimi një grup vrasësish me pagesë. Këto armë janë përdorur në disa atentate, në 18 tetor u vendos një minë e telekomanduar poshtë makinës së Artan Bylykut.

Autorët pas shpërthimit u kthyen për të kuptuar cfarë ndodhi dhe nuk ishin kapur nga policia. Hetimi i atentatit të 8 shkurtit të këtij viti në Kamëz, zbuloi një zinxhir të tërë, vetëm tornitorët, modifikuesit që janë kapur sot, që modifikojnë tytat e armëve.

Arrijnë të gjejnë profesionistë që kanë punuar në uzinat ushtarake për krimin e organizuar. Arrestimet dhe shpallja në kërkim tregoi lidhjet, pasi tregoi se kishte njerëz me shumë pushtet. Kur ka vullnet, shanset janë që betejën ta fitojë e mira. Por lufta vazhdon, kjo ishte thjeshtë beteja e radhës” tha Artan Hoxha.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img