Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Të akuzuar për vrasjen e Rakip Rolit në Laç, flet 22-vjeçari: E vrava unë, babai dhe shoku im s’kanë lidhje (Tregon arsyen)

Lajme të ngjashëm

22-vjeçari Llej Lika së bashku me babain e tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi), akuzohen për vrasjen e biznesmenit, Rakip Roli të ndodhur disa ditë më parë.

Sot 22-vjeçari para policisë ka thënë se vrasjen e ka bërë ai, teksa ka hedhur poshtë se të përfshirë të jenë edhe babai i tij, apo Gjexhaj.

“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”mësohet të ketë thënë ai para policisë.

Ai ndër të tjera ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur për çështje hakmarrje. Sipas tij djemtë e viktimës e kanë dhunuar barbarisht në korrik të 2021.

Kujtojmë që biznesmeni u vra disa ditë më parë në Laç. Ai ishtë në makinën e tij tip “Audi A6” kur një makinë i doli në pritë dhe e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend.

Më shumë