Prokuroria Lushnjës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të pandehurit që akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Konkretisht, të pandehurit K.M., M.P. dhe V.Q., e kanë konsumuar veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikve në bashkëpunim. Nga hetimet janë dokumentuar plotësisht dy episode të shitblerjes së lëndës narkotike. Në një episod i pandehuri V.Q. ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin K.M. për shitjen e një sasie lënde narkotike “kanabis sativa” me peshë 0.690 kilogram, kurse në episodin tjetër i pandehuri V.Q., ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin M.P. për shitjen e lëndës narkotike “kanabis sativa” me peshë 450 gram, sasi lënde narkotike këto që janë kapur dhe sekuestruar nga policia gjyqësore në momentin që do kryhej dorëzimi i saj.
Njoftimi i plotë:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË LUSHNJË
Prokuroria Lushnjë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim katër të pandehur për vepra penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë përfundoi hetimet e çështjes penale nr. 77, viti 2023 dhe dërgoi për gjykim katër të pandehurit K.M., V.Q., M.P. dhe M.M., të akuzuar për veprat penale, si më poshtë:
- I pandehuri K.M., akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 283 prg. 2 dhe 242 të Kodit Penal, me masë sigurimi “Arrest në burg”.
- I pandehuri V.Q., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi “arrest në burg”.
- I pandehuri M.P., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi “arrest në burg”.
- E pandehura M.M., për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Hetimet janë kryer me metoda speciale, shoqëruar me kontrolle të vendeve e personave dhe kapjen e arrestimin në flagrancë të të pandehurve V.Q. e M.P., si dhe sekuestrimin me cilësinë e provës materiale të një sasie lëndë narkotike të llojit “kokainë”dhe “kanabis sativa”. Konkretisht, të pandehurit K.M., M.P. dhe V.Q., e kanë konsumuar veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikve në bashkëpunim. Nga hetimet janë dokumentuar plotësisht dy episode të shitblerjes së lëndës narkotike. Në një episod i pandehuri V.Q. ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin K.M. për shitjen e një sasie lënde narkotike “kanabis sativa” me peshë 0.690 kilogram, kurse në episodin tjetër i pandehuri V.Q., ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin M.P. për shitjen e lëndës narkotike “kanabis sativa” me peshë 450 gram, sasi lënde narkotike këto që janë kapur dhe sekuestruar nga policia gjyqësore në momentin që do kryhej dorëzimi i saj. Po ashtu, nga kontrolli/këqyrja e vendeve të të pandehurit K.M. është gjetur e fshehur edhe një sasi tjetër lëndë narkotike “kanabis sativa” dhe “kokainë”, kurse nga kontrolli personal dhe i banesës së të pandehurit V.Q. është gjetur një sasi tjetër lëndë narkotike “kanabis sativa”, të cilat janë sekuestruar dhe administruar me cilësinë e provës materiale. Sa i përket të pandehurës M.M., është provuar se në momentin e vënies në dijeni të veprimeve të shërbimeve të policisë gjyqësore ndaj të pandehurit K.M., ka ndërmarë veprime aktive duke lëvizur dhe fshehur lëndën narkotike që mbahej në banesë në mënyrë të paligjshme prej të pandehurit K.M., me qëllim për të vëshirësuar apo penguar zbulimin e veprës penale.