Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Të akuzuar për pastrim parash me Rezart Taçin, Gjykata e Posaçme lë në burg truprojën dhe kunatin e ish-bosit të ARMOS

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lë në burg Bledar Lilon dhe Artur Ballën, truproja dhe kunati i ish-bosit të ARMOS Rezart Taçi. Vetë ky i fundit ëhstë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pasi është provuar se nuk ndodhet në Shqipëri.

Bledar Lilo dhe Artur Balla akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave. Dy të arrestuarit kanë bërë kërkes në Apel që të dalin nga qelitë por kjo është rrëzuar, ndaj dy njerëzit e Taçit në Shqipëri do të qëndrojnë prapa hekurave deri në përfundim të hetimeve.

Masa më e butë e sigurisë që ata kanë këkruar, nuk është pnrauar nga Apeli i Posaçëm.

Disa persona u arrestuan edhe në Itali, mbi 18 milionë euro u bllokuan në një bankë në Tiranë sepse ishin nisur nga Italia me qëllim pastrimin e tyre dhe transferimin në vendet e tjera. Në vendin tonë u arrestua vetëm Artur Balla dhe Bledar Lilo, kuanti dhe truproja i Rezart Taçit.

Të dy këta shtetas, sipas SPAK, janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”, shkruan newsbomb.al. Kontabilisti Fabio Petruzzella, dyshohet se ka vendosur më shumë se 18 milionë euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi në Itali. Kundrejt përfitimit në përqindje ai është ndihmuar nga Rezart Taçi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nërkohë, të përfshirë në këtë skemë të madhe mashtrimi janë edhe tre italian dhe një zviceran.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img