Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Të akuzuar për një sërë krimesh të rënda, Shqipëria i dorëzon Italisë 9 të superkërkuarit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

330b765159f876b9d3e373f2554f666a

Ditën e sotme janë ekstraduar drejt Italisë 9 persona të cilët ishin në kërkim nga shteti italian.

Bëhet me dije se të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Njoftimi policisë:

Vazhdon me sukses dhe rezultate të shkëlqyera puna në grup midis Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (Criminalpol).

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Finalizimi i operacionit  erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit investigativ dhe aktivitetit hetimor të kryer në territorin shqiptar gjatë disa muajve, duke i vënë theksin bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Kriminale Italiane, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane UCI Albania.

Ky operacion tregoi edhe njëherë besueshmërinë e Policisë së Shtetit tek homologët dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtësisht me ta në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img