Hapësire reklamuese

Rajoni

Të akuzuar për disa vjedhje, arrestohen shqiptarët në Itali (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Të akuzuar për disa vjedhje, arrestohen shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy të rinj, Irdis Jushi dhe Edison Filopati, të dy të moshës 33 vjeçare.

Dy shqiptarët kanë grabitur një banesë në zonën e Bergamos, por ka qenë një banor që ka parë vjedhjen dhe që ka arritur të marrë targën e makinës së autorëve dhe më pas të njoftonte policinë.

Janë arrestuar dy nga katër autorët e grabitjes, ndërsa vijon puna për kapjen e të tjerëve. Policia ka sekestruar mjete të ndryshme që përdoreshin për grabitjen e banesave ndërsa makina që përdornin rezultoi me targa false dhe e vjedhur rreth 3 muaj më parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese