Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të afërmit e gruas që u vetëvra me fotoksinë:Ishte në depresion nga sherret me burrin

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rënë në Berat ku një 41-vjeçare Shpresa Kreku u vetëvra duke pirë fostoksinë.

Të afërmit e 41-vjeçares kanë treguar se ajo prej disa kohësh ishtë në gjendje depresioni prej sherreve dhe konflikteve që kishte me burrin.

“I vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë e rrinte pak ditë.”

Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.

Ndërsa sot 41-vjeçarja Shpresa Kreku është përcjellë për në banesën e fundit, në fshatin Banaj në ish/komunën Poshnjë në bashkinë Dimal. Varrimi në fshatin Banaj ishte edhe amaneti i saj i fundit, që ajo i kishte kërkuar motrës pak minuta para se të vdiste.

Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.

Mësohet gjithashtu se pasi ka pirë helmin, Shpresa Kreku ka telefonuar vëllain e saj dhe ia ka lënë amanet fëmijët e saj.

“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, - mësohet t’i ketë thënë 41-vjeçarja të vëllait pasi kreu aktin e rëndë.

Ne foto: Viktima Shpresa Kreku Ne foto: Viktima Shpresa Kreku

LEXO EDHE: “Vëlla s’mundem më, amanet fëmijët!” 41-vjeçarja në Berat vret veten me fostoksinë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese