Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Të admiroj’, Skënder Brataj i dedikon fjalët më emocionuese djalit të tij, nuk harron këshillat: Para se të bëhesh mjek, duhet të jesh human!

Shkruar nga Newsbomb
Skënder Brataj me djalin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka dedikuar djalit të tij fjalët më emocionuese përmes një shënimi në facebook.

Djali i tij po ndjek gjurmët e familjes, në rrugën e gjatë dhe të mundimshme, por shumë të bukur dhe fisnike, atë të mjekut.

Përpos fjalëve të mira dhe të bukura, Brataj nuk harron ta këshillë atë, duke i treguar se përpara se të bëhet mjek, ai duhet të jetë një njeri human, i drejtë dhe i gatshëm për të ndihmuar jetë.

Shënimi i Skënder Brataj

PO BËHESH MJEK !

U rrite, u bëre burrë. Po bëhesh mjek. Po ndjek një traditë familjare, fëmij mjekësh që bëhet mjek. Trashëgimtar i denj që ka marë këtë edukatë familjare nga dy mjek, nuk mund të jetë ndryshe! Deri këtu çdo gjë është mëse normale. Para se të bëhesh mjek duhet të jesh human! Të kesh sensin e ndihmës për të tjerët, solidariteti është virtyti i parë, së bashku me studimet që nuk duhen ndërprerë asnjëher në mjekësi. Të studiosh dhe të jesh human, të ndihmosh ata që kanë nevojë, nuk ka nevojë për diplomë apo liçenc! Ajo që ti po bën me këtë shoqatë (Rainboë for Africa) me të cilën erdhe për të dhënë ndihmën për tërmetin në Nëntor 2019 në Shqipëri është rruga e duhur. Atë që ajo shoqatë vazhdon të bëjë për emigrantët dhe të gjitha shtresat e shoqërisë në nevojë është një mision, është një mrekulli, është për tu përgëzuar dhe admiruar. Është një shembull për tu ndjekur. Prania dhe angazhimi i jot me kolegët e mi të kësaj shoqate më mbush me entusiazëm, më bën krenar, më bën të të admiroj.

Shpresoj që jeta të ta shpërblej me të njëjtën monedhë biri im!

Faleminderit!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll