Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tavolina më e shtrenjtë në botë është krijuar nga artisti shqiptar, ja sa kushton

Shkruar nga Newsbomb
Tavolina më e shtrenjtë në botë është krijuar nga

Artisti shqiptar Helidon Xhixha ka dizenjuar tavolinën “Timeless”, e cila është cilësuar si më e shtrenjtë në botë. Kjo tavolinë e krijuar në Itali dhe e dizenjuar nga shqiptari kushton plot 1 milionë e 890 mijë euro.

Veçantia e kësaj tavoline është baza, e cila përbëhet nga dy pjesë: baza monumentale me mermer të bardhë nga Cervaiole dhe pjesa qendrore prej çeliku. Tavolina është 5 metra e gjatë, 1.8 cm e gjerë dhe 13 cm e trashë. Materiali për krijimin e saj është marrë nga pema Kauri në Zelandën e Re, e cila është mijëvjeçare.

Në tavolinën “Timeless” është montuar edhe një orë e krijuar nga “La Vallee”, ku mekanizmi është krejtësisht i dukshëm. Projekti nga skulptori Helidon Xhixha erdhi nga ideja e bashkimit të se shkuarës me së tashmen, duke krijuar një bazë për bashkimin e dy materialeve që zgjasin përgjithmonë: mermerin, një material që për shekuj me radhë ka treguar historinë e artit nga artistët e mëdhenj dhe çeliku inoks, një material i fortë nga universi teknologjik dhe industrial.

Gjithashtu Xhixha ka vënë dy vepra monumentale në Tiranë. Në rrethrrotullimin tek “Zogu i ZI” ai ka ekspozuar dy piramida të çrregullta. Vepër e frymëzuar nga zhvillimet arkitektonike edhe diversiteti kulturor në Tiranë.

Vepra tjetër e tij është ekspozuar pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”. Helidon Xhixha është një nga artistët më të kërkuar në SHBA, Evropë, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Veprat e tij janë ekspozuar në sheshet më të njohura të Evropës. Mediet e huaja kanë shkruar se punimet e Helidon Xhixhës konsiderohen si “fatsjellëse” në vendet ku ato vendosen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu