Hapësire reklamuese

Politikë

Tavo falenderon ata që e ngushëlluan: Erdhët e nga jashtë Shqipërisë e na u bëtë krah

Shkruar nga Newsbomb
Tavo falenderon ata që e ngushëlluan: Erdhët e nga jashtë

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar disa ditë pas tragjedisë së ndodhur, ku vajza e tij, Eva Tavo, humbi jetën në një aksident. Përmes një postimi në “Facebook”, Tavo i shprehu mirënjohje të thellë të gjithë miqve, qytetarëve, të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira, madje kishte dhe nga ata të cilët erdhën dhe nga jashtë Shqipërisë për t'iu gjendur pranë.

“Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah”, shkruan ish deputeti, teksa më tej ka falenderuar dhe autoritetet dhe instancat zyrtare, të cilët u angazhuan maksimalisht për t’i asistuar në çdo nevojë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 28 nëntor. Vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo, Eva Tavo, humbi jetën në kulmin e rinisë. Ajo u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, ku fatkeqësisht rezultoi të ishte fatal për të.

Newsbomb.al më herët bëri me dije se kjo nuk është është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Postimi i plotë i Tavos:

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.

Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese