Hapësire reklamuese

Sporti

Taulant Seferi nis ‘fushatën’ për të preferuarin në BBV: Me ty vëlla deri në fund

Shkruar nga Newsbomb

Big Brother VIP Albania 3 ka nisur mbrëmjen e djeshme duke marrë kështu vëmendjen kryesore në Shqipëri e diasporë. Deri tani kanë hyrë plot 18 banorë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe 6 të tjerë pritet të hyjnë të martën.

Shumica e shikuesve po ‘studiojnë’ profilet dhe sjelljet e banorëve për të gjetur të preferuarin e tyre, ndërsa disa të tjerë e kanë zgjedhur që në fillim. Një prej këtyre të fundit është edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nisur që tani fushatën dhe është në mbështetje të Romeo Veshajt.

Romeo shihet si një nga pretendentët e këtij edicioni duke qenë se është vëllai binjak i ish-finalistit të BBVA1, Donaldit. “Me ty vëlla deri në fund”, shkruan Seferi në një postim në Instagram duke treguar të preferuarin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese